Aksident trafiku në Lupq të Podujevës, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lupq të Podujevës, afër kazermës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:33.
Sipas saj, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 15:33 në Lupq, afër kazermës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur persona të lënduar,” ka deklaruar Ahmeti.
