Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” , saktësisht afër Duhlës.

Nga ky aksident një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimeve të marra.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Autostradë, km 45, afër Duhles ka ndodhur vetaksident, një automjet i përfshirë, një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po e trajtojnë rastin”, tha Hoxha.

Ndryshe nga Policia e Kosovës vazhdimisht kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente.

Go to TOP