Aksident trafiku mes tri veturave në Fushë Kosovë – lëndohen dy persona

Në rrugën “Nëna Tereza” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve – njëra nga to është e policisë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërkaq, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, deklaroi Ahmeti.

Go to TOP