Rikthehen garat me kajak në Mitrovicë

Këtë të diel, pas 10 vjetësh, u organizuan për herë të parë garat zyrtare të kajakimit në nivel vendi.

Ngjarja u zhvillua në liqenin artificial të Mitrovicës, vend ky që të dielën u zgjodh me shkas, njofton Klan Kosova.

Ky qytet konsiderohet si “bërthamë” e kajakut në Kosovë, pasi aty u zhvilluan garat e para të këtij sporti në vitin 1948.

E ndonëse që një dekadë nuk pati gara të tilla, interesimi ishte mjaft i madh pasi kishte garues nga të gjitha qytetet e Kosovës , të të dyja gjinive dhe të moshave të ndryshme.

Organizatorët por edhe garuesit u shprehën të lumtur që sporti i kajakimit u rikthye.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP