Aksident te “Newborn” në Prishtinë, vetura godet motoçiklistin 

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të Prishtinës.

Nga pamjet që ka siguruar “Zëri” shihet se aksidenti ka ndodhur në rrugën përball obeliskut “NEWBORN”, ndërsa janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve të rastit, motoçiklisti ka pësuar dëmtime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Zëri” është në pritje të informacioneve zyrtare edhe nga Policia e rajonit të Prishtinës në lidhje me këtë aksident.

Go to TOP