Bisedime të vështira në Bruksel, Borrelli dhe Kurti sërish në takim
Shefi për Politik të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përfunduar takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim ky pas atij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimeve njëpalëshe me Kurtin dhe Vuçiqin, ka nisur edhe një tjetër takim i kryeministrit të Kosovës me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Pas takimit të dytë, pritet që Kurti të prononcohet për media.
Në anën tjetër, pas takimit me Borrellin, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka dhënë raport për “keqtrajtim të serbëve të Kosovës”. Ai nuk ka pranuar të thotë nëse ky takim do të ndihmojë apo jo.
