Aksident mes veturës dhe minibusit në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa të lënduar
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë lënduar disa persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën,,Ibrahim Rugova” Prizren – Veri eshte shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njesitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilet jane derguar per trajtim mjeksor. Eshte njoftuar prokurori perderisa njesitet kompetente policore jane duke hetuar shkaqet e aksidentit.”
