AKP paditet nga zyrtarët e saj, detyrohet ta ndryshojë rregulloren për paga

Vështirësitë financiare kishin detyruar bordin e Agjenicisë Kosovare të Privatizimit të merrte vendim për ulje të pagave. Pagat parashihej të uleshin deri në 30 % për zyrtarët e lartë dhe stafin tjetër të këtij institucioni.

Vendimi për këtë ishte marrë në shtator të viti 2021.

Madje, në arsyetimin e bordit të cilin e ka siguruar televizioni, thuhet se paga mesatare në AKP është 3.24 herë më e madhe sesa paga mestare në Kosovë.

Sipas vendimit të datës 27 shtator, kompensimi për anëtarët e bordit të drejtorëve të AKP-së do të bëhej në mënyrë fikse, duke eleminuar pagesat për takime.

Por, ky vendim i bordit nuk iu kishte pëlqyer zyrtarëve tjerë brenda këtij institucioni.  Madje, përmes një dokumenti të cilin e ka siguruar televizioni, bëhet e ditur se disa nënpunës të AKP-së kishin dërguar ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ata kishin kërkuar nga ky institucion, pezullimin e vendimit të AKP-së.

Sipas dokumentit të cilin e posedon televizioni, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kishte vlerësuar se padia ishte e pranueshme dhe e njëjta ishte dërguar edhe tek Dhomat e Posaçshme brenda Gjykatës Supreme.

Siç bëhet e ditur nga burimet e televizionit, ankesa ishte cilësuar e drejtë edhe nga kjo dhomë, duke detyruar bordin e AKP-së, ta ndryshojë rregulloren ku parashiheshin pagat dhe meditjet për nënpunësit e kësaj agjencie.

Kjo edhe kishte ndodhur. Rregullorja ishte ndryshuar bashkë edhe mënyrat e kompensimit.

I gjithë ky ndryshim i rregullores ku parashiheshin pagat dhe meditjet për nënpunësit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kishte kaluar në heshtje nga ky institucion.

E, as kërkesës për sqarim të televizionit nuk iu janë përgjgjur.

Go to TOP