Ajvazi: Çmimi i energjisë për bizneset trefishohet, rreth 1,000 kompani të nxjerra jashtëligjshëm në tregun e lirë

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, ka reaguar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike për bizneset, duke e quajtur vendimin e kalimit të tyre në tregun e lirë të energjisë si të padrejtë dhe të dëmshëm.

Sipas tij, faturat e muajit korrik ende nuk kanë mbërritur, por çmimi i parashikuar është 185 euro për megavat-orë, krahasuar me 75 euro/MWh vitin e kaluar. Ai paralajmëron se gjatë muajve gusht dhe shtator pritet një rritje edhe më e madhe e çmimit.

Ajvazi thekson se rreth 1,000 kompani janë nxjerrë jashtëligjshëm në tregun e lirë, duke u detyruar të paguajnë trefish më shumë.

“Pse duhet të paguajmë tre fish më shumë vetëm sepse dikujt i ka tek? A do ta paguanit ju vetë këtë faturë?”, pyet ai.

Ai u bën thirrje institucioneve që të mos ndërpresin furnizimin me energji dhe të pezullojnë sa më shpejt vendimin, në mënyrë që të shmangen dëme të tjera për bizneset dhe ekonominë. /Kosova.info/


Go to TOP