Ahmeti: Paraqitja e Albin Kurtit në Bruksel ishte super e mirë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përgëzuar ish-bashkëpartiakun e tij, kryeministrin Albin Kurti, për paraqitjen që pati të hënën në Bruksel kur ishte përballë presidentin serb Aleksandar Vuçiq në takimin e dytë me të.

Madje, ai ka thënë se paraqitja e tij ishte më e mirë se vetë punët e Kosovës.

“Jepni meritat ku duhet! Paraqitja e Kosovës – Albinit dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, ka shkruar Ahmeti në Tëitter.

Vuçiq pas takimit të djeshëm ka thënë se me Kurtin ishte vështirë të merrej vesh për ndonjë gjë.

Kurti, nga ana tjetër, ka thënë se ia ka dhuruar tri libra për Kosovën Vuçiqit, por se ai nuk i ka pranuar.

Go to TOP