Ahmetaj: Veprimet e Qeverisë po e shtojnë mundësinë që Kosovës t’i shtohen masat sanksionues

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i kundërpërgjigjet Bashkimit Evropian, i cli në raportin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka planifikuar të përfshijë edhe mbylljen e bankave postare serbe në veri të vendit. Kryeparlamentari Konjufca kërkoi nga Borrell që ta përfshijë në raportin e tij se ato banka kanë qenë ilegale.

“Do të ishte mirë që kur zotëri Borell ta shkruaj raportin të thotë që këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë, është mirë me ia dhënë definicionin, çka janë ato. Ato ishin banka të Serbisë në Republikën e Kosovës, si të tilla nuk mendoj se janë të lejueshme dhe duhet të trajtohen si e thotë ligji, ligji thotë që ato duhet mbyllur”, tha Konjufca.

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, vlerëson se veprimet e Qeverisë të pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar po e shtojnë mundësinë që Kosovës t’i shtohen masat sanksionuese. Sipas saj, veprimet e Qeverisë janë në kontradiktë me interesat që ka Kosova në zhvillimet brenda dhe në rrugën integruese.

‘’dhe cdo gjë që është në të mirë të Kosovës. Jemi mësuar me veprime të njëanshme që Kosovën e kanë futur në qorrsokak. Po bëhën një vit që ne jemi nën sanksione të BE-së, në vend se të gjende zgjidhja dhe të shfrytëzohet ky momentum në fund të mandatit të udhëheqësve të BE-së për ta tejkaluar këtë ngërc për heqjen e e masave ne konfrontohemi. Po të ishte se veprimet për cështjen e bankave në veri do të kishin prodhuar efekte pozitive në raport me dinarin, por është e kundërta sepse dinari vazhdon të përdorët në veri dhe Kosovës vetëm sa po i shtohen masat”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, nëkryetarja e PDK-së Ahmetaj, vlerëson edhe dëmet që po i shkaktohen Kosovës nën masa ndwshkuese nga BE-ja.

“Ne jemi dështimar se rreth 500 milionë euro janë dëmet ekonomike që Kosovës i janë shkaktuar që nga vëndosja e sanksioneve. Dëmi ekonomik nuk është aq i madh sa është edhe dëmi politik që i është bërë Kosovës në këtë kohë”, tha Ahmetaj.

Analistja politike, Arta Tahiri, tha se Kosova nuk është faktor destabilizues që BE-ja të vazhdojë mbajtjen në fuqi të masave ndëshkuese. Sipas saj, BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën në projekte sikurse po e ndihmon  edhe Serbinë.

‘’Vendosja e atyre masave kanë qenë të panevojshme dhe jo objektive sepse Kosova nuk është faktor destabilizues. Të vazhdohet të mbahen masat sanksionuese është një padrejtësi që po i bëhët Kosovës nga BE-ja. Ajo që duhet të sanksionohet është Serbia e cila po shkakton destabilitet rajonal”, tha Tahiri.

Bashkimi Evropian kishte vendosur masa  ndëshkuese ndaj Kosovës si pasojë e veprimeve, siç i kishin quajtur, të pakoordinuara dhe të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, që sollën deri te përshkallëzimi i situatës nw veri. Bashkimi Evropian vlerëson se vendosja e masave ishte bërë me qëllim që të motivohen autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim.

Go to TOP