AGK vlerëson punën e gazetareve në Ditën e Gruas

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i falënderon të gjitha koleget gazetare për punën e palodhshme, të jashtëzakonshme dhe të guximshme, që e kanë bërë përgjatë vitit të kaluar duke raportuar nga veriu i vendit, e terrene të tjera të ndryshme.

“Ju inkurajojmë që të mos hiqni dorë nga ushtrimi i profesionit, pavarësisht presionit që ndonjëherë e krijon opinioni publik, dhe ju ftojmë që të mos hezitoni t’i raportoni rastet e kërcënimeve në AGK dhe Policinë e Kosovës”, shkruan AGK në një deklaratë. /Kosova.info/

Go to TOP