AGK: NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë ndaj sulmeve të mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për sulmin që është bërë ndaj ekipit të televizionit Tëvë1.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Zubin Potokut.

AGK ju bën thirrje të gjithë gazetarëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdes të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës.

“Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në njoftim.

Go to TOP