Agim Ramadani kujtohet nga bashkëshortja, i dedikon vargje

Në përvjetorin e 25-të të rënies së heroit Agim Ramadani, përveç personaliteteve publike, e ka kujtuar edhe bashkëshortja e tij Shukrije Ramadani.

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, ajo ia ka dedikuar disa vargje ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i njohur me emrin “Katana”.

Ndryshe bashkëshortja e poetit e piktorit ka dhënë dhjetëra intervista nëpër të cilat ka rrëfyer për personalitetin e Agimit, sakrificën e tij ndaj atdheut, pjesën artistike e deri te momentet private të tyre.

Në përvjetorin tënd të 25
Murana jote jam unë
Rrobat ti palova si dhimbjet e mia,
me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash Si dritën e syrit,buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!
Pa lule asnji herë stê erdha, e fjalën dy sta bana kurrë, se si nuse t’fisme e të besës më dashte!
Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n’gurgullimë uji përzihet, trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim.
Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t’ngatërrohen në flokët e mia plot petale.
Me duart që mi puthje aq shpesh, sot , zgjedhi lule për varrin tënd! Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë!
Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem,se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!
Zgjohu,se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë! /Kosova.info/

Go to TOP