Adriatik Kelmendi shpërthen ndaj Dejonës: E bija e grekut, shpifëset i pres në Gjykatë!

Gazetari dhe analisti i njohur, Adriatik Kelmendi, ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve që sipas tij janë bërë ndaj tij dhe familjes së tij duke akuzuar drejtpërdrejt një person me emrin Dejona, të cilën e quan “e bija e grekut”.

Kelmendi ka publikuar një reagim të gjatë, ku thotë se është zbuluar se kush qëndron pas shpifjeve ndaj tij dhe të afërmve të tij. Ai thotë se bëhet fjalë për Dejonën, të bijën e Aleksandër Mihalit, i cili sipas Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri është deklaruar si grek.

“Kjo nuk do të ishte problem, nëse e bija e tij, Dejona, nuk do të ishte përfshirë prej vitesh në agjenda të qarta antishqiptare, e maskuar në një subjekt politik në Kosovë. Për këtë aktivitet, ajo është shpallur edhe non grata nga Republika e Kosovës”, shkruan Kelmendi.

Ai tregon me krenari historinë e familjes së tij duke përmendur babin e tij Flamur Kelmendi, i cili ishte ndër të parët që u përjashtua nga puna nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1990, për shkak të qëndrimit të tij parimor. Më vonë, pas çlirimit të Kosovës, ai u emërua Kryeprokuror i Qarkut të Pejës dhe sot, në moshën 80-vjeçare, vazhdon të kontribuojë si avokat.

Në reagimin e tij, Kelmendi nënvizon se është krenar për familjen e tij intelektuale, përfshirë nënën ekonomiste, axhallarët që kanë qenë figura të njohura publike dhe kombëtare, dhe rrëfen se ai vetë ka nisur të angazhohet për të mirën e Kosovës që nga mosha 16-vjeçare.

“Unë nuk flas shpesh për familjen time, sepse nuk kam nevojë të dëshmohen. Por kur shpifet në mënyrë të ulët, atëherë përgjigjja është e pashmangshme. Dejona, e bija e grekut, për tentim-dëmtimi të imazhit, shihemi në gjykatë!”, përfundon Kelmendi. /Kosova.info/

Go to TOP