Abdullahu: Pa PDK-në e ha dreqi këtë vend

“Pa PDK-në e ha dreqi këtë vend”. Kështu ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Abdullahu ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për, siç ka thënë ai, skandalet me energjinë dhe raportet me SHBA-në.

“A jeni në dijeni çka o ka bohet në këtë vend? E kam thënë, edhe njëherë po e përsëris, pa PDK-në e ha dreqi këtë vend. Qeshtu qysh p’e shpjegoj unë, qeshtu e ha dreqi këtë vend, pa u kthy Partia Demokratike”, tha.

Abdullahu ka thënë se po të mos ishin mediat sllovene, skandali ku dyshohet se u përfshi ambasadori Martin Berishaj, nuk do të zbulohej në këtë kohë.

“Bile bile, po të mos ishin mediat demokratike të një vendi demokratike, as që kishim mujtë me i gjetë këto punë. I kishim gjetë më vonë, kur ishin shtri më thellë”, tha ai.

Sipas Abdullahut, refuzimi ndaj Amerikës të çon në orientime të tjera.

“Kur i thua Amerikës jo, duhet me zgjedhë pastaj a je me kinezë, a me rusë apo je me botën e islamit politik. Dikund këtu, nëse s’je me amerikanë. Kemi punë me njerëz axhami, majtist populist, ekstremist”, tha ai.

Go to TOP