Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ua ka uruar qytetarëve festën e Kurban Bajramit.

Abdixhiku ka thënë se festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë.

“Ajo gjithëherë na ka bashkuar rreth njëri-tjetrit, siç dhe na ka rikujtuar domosdoshmërinë e ndarjes së të mirave me të tjerët. Të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore.

Sot, derisa gjejmë veten të rrethuar me miq, fqinj e familjarë, përderisa shënojmë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Zotit – le të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashterrshme. Për vendin e shtetin; për shoqërinë dhe për njëri tjetrin”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të besimit islam,

Festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithëherë na ka bashkuar rreth njëri-tjetrit, siç dhe na ka rikujtuar domosdoshmërinë e ndarjes së të mirave me të tjerët. Të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore.

Sot, derisa gjejmë veten të rrethuar me miq, fqinj e familjarë, përderisa shënojmë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Zotit – le të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashterrshme. Për vendin e shtetin; për shoqërinë dhe për njëri tjetrin.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më lejoni që t’ju urojë festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!

Gëzuar!

Go to TOP