Abdixhiku thirrje për bashkim: Në tubimin më të madh elektoral nis rrugëtimi i ri
Kreu i Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje për mobilizim dhe bashkim të qytetarëve në prag të një tubimi të madh elektoral, duke e cilësuar atë si fillimin e një etape të re politike.
Përmes një mesazhi publik, Abdixhiku theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit në të ardhmen e vendit, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e një ngjarjeje që, sipas tij, do të shënojë një kthesë të re.
“Mblidhemi edhe një herë. Këtë herë bashkë! Në tubimin më të madh elektoral, në një natë që nis një rrugëtim të ri”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku u shpreh se Kosova ka ende ëndrra për të ndërtuar dhe shpresë për t’u ringritur, duke vlerësuar se janë pikërisht qytetarët ata që nuk heqin dorë, por bashkohen për ndryshim.
Ai përfundoi thirrjen e tij me një ftesë të hapur për pjesëmarrje masive në këtë tubim, i cili pritet të mbledhë mbështetës nga e gjithë vendi.
