Abdixhiku: Themelimi i nëndegëve të reja në mërgatë mbetet prioritet i angazhimit tonë partiak

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se themelimi i nëndegëve të reja në mërgatë mbetet prioritet i angazhimit të tyre partiak.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nga 4 nëndegë tani i kanë themeluar 58 sosh.

“Nga takimi i punës në Mynih për themelimin e nëndegëve të reja në Gjermani, ftoj secilin të djathtë, në çdo anë, t’i bashkohet nismës sonë në Mërgatë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është e hapur për çdo bashkëmendimtarë e bashkatdhetarë, që aktivitetin e aksionin politik e sheh si formë të një ideali jetësor”.

“Ekipi politik për mërgatë, Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj, Jehona Lushaku Sadriu, Visar Azemi, Shkumbin Gashi e plot të tjerë, po bëjnë punë të jashtëzakonshme. Shtrirja jonë politike mbetet angazhimi parësor i tyre! Le ta bëjmë ‘Rrugën e Re’ bashkë!”, ka thënë Abdxhiku.

Go to TOP