Abdixhiku takon deputetin gjerman Peter Beyer: Diskutohet vizioni për një Kosovë të fuqishme ekonomikisht

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një drekë pune sot në Prishtinë me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer, një mik i palëkundur i Kosovës dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të interesave të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Beyer, i cili ka mbajtur role kyçe brenda CDU-së dhe në katër mandate në Bundestag, u informua nga

Abdixhiku mbi përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe vizionin e tij për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me hapësira të reja për investime dhe integrim në komunitetin euroatlantik. /Kosova.info/

Go to TOP