Abdixhiku takon ambasadorin italian De Riu, diskutojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe përgatitjet e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Antonello De Riu, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje. Kryetari Abdixhiku ka folur edhe për tubimet entuziaste pjesë e “Turneu i Ndryshimit”, dhe që qytetarët gjithandej Kosovës po e kërkojnë ndryshimin që LDK po e ofron.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe angazhimin e LDK-së për të ofruar alternativa të besueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët tanë.

Kryetari Abdixhiku, falënderoi ambasadorin De Riu për mbështetjen që Italia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP