Abdixhiku priti në takim shefin e misionit të EULEX-it, e njofton me prioritet e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, z. Tahiri dhe z. Murtezaj ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark. 

Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Wigemark për prioritetet e LDK-së me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit, si dhe prioritete tjera që ndërlidhjen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik. 

Ambasadori Wigemark ritheksoi se EULEX-i do të vazhdoj të mbetet përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe njëkohësisht e falënderoi kryetarin Abdixhiku për bashkëpunimin. /Kosova.info/

Go to TOP