Abdixhiku për vdekjen e Sylës: La pas vetes bagazh të pasur profesional e atdhetar

Sot është varrosur gazetari nga Mitrovica, Hysni Syla, i cili vdiq pasi mbrëmjen e së martës u godit nga një veturë.

Në varrimin e tij, Xhafer Tahiri lexoi letër ngushëllimi në emër të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku, ku thuhet se lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të doajenit të gazetarisë kosovare, Hysni Syla, e tronditi.

“Ai ishte veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe zëdhënësi i parë i Komunës së Mitrovicës. Me vetitë dhe personalitetin e tij prej një intelektuali dhe veprimtari të çështjes kombëtare ai la pas vetes një bagazh të pasur profesional e atdhetar”, thuhet në telegram ngushëllimin e Abdixhikut.

I pari i LDK-së në emër të tij dhe partisë i ka shprehur ngushëllime familjes Syla, miqve dhe Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Hysni Syla ka qenë zëdhënësi i parë i Komunës së Mitrovicës, ndërsa në vitin 2021 ai ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Go to TOP