Abdixhiku në Vushtrri: ndryshimi po vjen – familjet kosovare meritojnë mirëqenie dhe përkujdesje
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdoi fushatën e tij në Vushtrri, ku u prit me entuziazëm dhe frymëzim nga qytetarët e pranishëm.
Në fjalën e tij, Abdixhiku theksoi se familjet kosovare meritojnë arsim cilësor, shëndetësi moderne, projekte kapitale dhe paga dinjitoze.
Ai premtoi përkujdesje të veçantë për mirëqenien e qytetarëve dhe siguroi se ndryshimi për të cilin aspiron është afër.
“Ndryshimi po vjen,” tha ai duke shtuar se ai dhe ekipi i tij do të qëndrojnë në mbrojtje të këtyre vlerave për të mirën e Kosovës. /Kosova.info/
