Abdixhiku në Strellc: Lëvizja e Shpresës po përfshin gjithë Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur ditën me një tubim entuziast në Strellc të Deçanit, ku u prit nga një sallë e mbushur me përkrahës.

“Këto nuk janë thjesht salla të mbushura plot – janë manifestimet e një lëvizjeje të shpresës që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës,” deklaroi Abdixhiku duke theksuar se fryma dhe momentumi qytetar po i japin energji partisë për të realizuar vizionin e saj për vendin.

Ai falënderoi organizatorin Jeton Kuçi dhe kandidatët e LDK-së nga kjo zonë, duke përmendur Armend Zemajn, Fadil Hadergjonajn, Hysen Çekajn, Zeqir Gjukajn dhe Demokrat Ganijajn si përfaqësues të garës zgjedhore të 9 shkurtit.

“Bëhu Ndryshimi është thirrja që i ka bashkuar qytetarët gjithandej vendit dhe që na jep vendosmërinë e hekurt për realizimin e programit tonë transformues,” shtoi ai, duke paralajmëruar vazhdimin e turit elektoral në Istog, që e quajti “tërmeti elektoral i radhës.”

LDK synon të mobilizojë mbështetësit në gjithë Kosovën, me objektivin për të siguruar fitoren më 9 shkurt. /Kosova.info/


Go to TOP