Abdixhiku mobilizon Banjën e Istogut: Fryma e ndryshimit po përhapet fuqishëm

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim entuziastik në Banjën e Istogut, ku salla ishte e mbushur përplot me qytetarë, ndërsa korridoret dhe zemrat e tyre rrezatonin mbështetje të zjarrtë. Ai u shpreh krenar për frymën që po mbretëron në këtë rajon dhe për mbështetjen masive ndaj vizionit të LDK-së për një Kosovë përparimtare.

Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku theksoi angazhimin e LDK-së për zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës, duke theksuar se projektet e tyre janë të qarta dhe të realizueshme.

“Fryma e fuqishme që po na shoqëron kudo është thirrje e qartë popullore për ndryshim. Kjo është garancia jonë për fitoren e madhe më 9 shkurt,” tha Abdixhiku duke falënderuar Ilir Rugovën për organizimin e ngjarjes dhe duke u uruar suksese kandidatëve të zonës, përfshirë Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj dhe Lisa Rugova.

Sipas tij, mbështetja e fuqishme nga Banja e Istogut tregon një besim të palëkundur në vizionin e LDK-së për një Kosovë më të mirë. Abdixhiku e përmbylli fjalimin me mesazhin: “Bashkë do të bëhemi ndryshimi!”. /Kosova.info/


Go to TOP