Abdixhiku: Klinë, një tërmet politik në mbështetje të LDK-së

Në një tubim masiv dhe entuziast në Klinë, Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, u prit me ovacione të zjarrta nga qytetarët, duke e kthyer fushatën zgjedhore në një festë të vërtetë për ringritjen e partisë drejt ndryshimit.

Në zemrën e Klinës, simbolit të traditës dhe krenarisë kombëtare, mijëra qytetarë dëshmuan mbështetjen e tyre për vizionin e ri të LDK-së, duke përçuar një mesazh të fuqishëm për bashkimin e të djathtës dhe shpresën për një Kosovë më të fortë dhe të drejtë.

“Në këtë qytet të lashtësisë dardane dhe energjisë së njerëzve të ndershëm e punëtorë, Klina na tregoi se është gati të prijë në kryengritjen e madhe për ndryshim,” deklaroi Abdixhiku, duke shtuar se data 9 shkurt shënon një fillim të ri për Republikën e Kosovës.

Me një frymë uniteti dhe përkushtimi, Abdixhiku theksoi se fushata e LDK-së synon të bashkojë qytetarët, duke ofruar shpresë dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

“Ndryshimi po vjen,” përfundoi Abdixhiku, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP