Abdixhiku kërkon përkrahjen e mërgatës

Lidhjen Demokratike të Kosovës ka hapur dyert për mërgatën duke i ftuar ata në bashkëbisedim me kryetarin Lumir Abdixhiku, deputetët, anëtarët e Kryesisë, kryetarët e komunave dhe strukturat tjera partiake.

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, gjatë takimit ka kërkuar përkrahjen e mërgatës.

“Llogarisë në ju, llogarisë në forcën tonë atdhetare kombëtare të mërgatës sonë. Po ashtu llogarisë në mobilizimin e madh të të gjithë mërgatës në çdo shtet, gjithandej Evropës dhe në ShBA. Dhe pres që në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë kthesën e radhës këtu. Viti i Ri, Rruga e re, Qeveria e re”, ka theksuar ai.


Go to TOP