Abdixhiku: I sulmojmë e godasim aleatët, s’ka njohje e as anëtarësim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka adresuar kritikat e tij për pozicionin e Kosovës në politikën e jashtme dhe raportet me ndërkombëtarët

“Në pabesinë më të madhe historike, kemi zënë vendin e ankuesve ndaj aleatëve tanë. I sulmojmë e godasim ata, për të marrë asnjë rezultat veçse vulën e fajtorit dhe njollën e një shteti të vetmuar me të cilën nuk do të merret asnjë vend evropian. Prandaj për katër vjet nuk kemi asnjë njohje, anëtarësim dhe jemi nën sanksione”, ka thënë ai më seancën e Kuvendit.

Ai ka thrheksuar se shtetësia jonë është goditur nga vendimi i BE-së për njohje të pasaportave serbe të lëshuara në territorin e Kosovës

“BE njeh autoritetin shtetar serb, mbi shtetin e pavarur të Kosovës 17 vjet pas pavarësisë, 25 vjet pas lirisë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Go to TOP