Abdixhiku i komenton raportet e Përparim Ramës me Kurtin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është parë i afërt dje në një ngjarje me kryeministrin Albin Kurti. E këtë afërsi mes tyre e ka komentuar sot edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai e konsideroi normale raportin e Ramës me Kurtin, pasi sipas tij, kryetarët e komunave duhet të kenë marrëdhënie të mira institucionale me të gjithë.

Kryetari i komunës duhet të ketë marrëdhënie të mira institucionale me të gjithë, përderisa është në interes të qytetit dhe padyshim që e mbështesim si çdo kryetar të komunave tjera që udhëhiqen nga LDK-ja, që të ketë komunikim të mirë me të gjithë”, tha ai.

Më tutje, Abdixhiku deklaroi se LDK-ja e mbështet punën e kryetarit Rama në Prishtinë.

“LDK-ja mbështet punët e kryetarit të Prishtinës në vazhdimësi”, ka thënë ai në një konferencë për media. 

Go to TOP