Abdixhiku: Fushë Kosova në mbështetje masive për LDK-rrugëtim i Pandalshëm drejt ndryshimit të madh

Në një tubim madhështor të mbajtur sonte në Fushë Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dëshmoi se thirrja për ndryshim po gjen mbështetje të fuqishme në mbarë vendin. Me pjesëmarrje masive të qytetarëve, tubimi shënoi një moment të rëndësishëm për vizionin e LDK-së për një Kosovë të përparuar dhe moderne.

Kryetari i Komunës, Burim Berisha, dhe kryetari i degës, Besnik Osmani, u bashkuan me qytetarët për të treguar mbështetjen e tyre për kandidaturat e Mirlinda Krasniqit dhe Laureat Gojnovcit si përfaqësues të rinj të LDK-së në Kuvend.

“Fryma e qytetarëve të Fushë Kosovës ishte përtej fjalëve,” theksoi lidershipi i LDK-së, duke shprehur entuziazmin për energjinë dhe vendosmërinë që mbështet ndryshimin.

Me përkrahje që po rritet nga qytetet dhe fshatrat e Kosovës, LDK e sheh veten si një forcë kryesore për ndryshimin që do të kulmojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ky është ndryshimi që po ndërtojmë së bashku. Bashkë për Kosovën që duam!” u përmbyll thirrja për mobilizim. /Kosova.info/


Go to TOP