Abdixhiku e njofton ambasadorin italian për qëndrimet e LDK-së rreth situatës politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu.

Temë e diskutimit mes tyre ishte qëndrimi i LDK-së karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend.

“Gjatë takimit kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi nevojën e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Po ashtu u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.

“Ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset”, theksoi ai.

Go to TOP