Abdixhiku deklarohet pas takimit me Osmanin, paralajmëron lajme të mira
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit disa orësh me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Abdixhiku ka thënë se takimi ishte miqësor, ndërsa ka shtuar se shumë shpejtë do të publikohen lajme të mira.
Ai ka thënë se do të ketë edhe takime tjera, ndërsa për Osmanin tha se nuk është takimi i parë.
“Ishte një darkë shumë miqësore mes dy miqësh. As e para e as nuk do të jetë e fundit dhe shumë shpejtë do të vijmë me lajme shumë të mira. Është pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejtë do të vijmë me lajme shumë shumë të mira”, ka thënë Addixhiku.
Përpos me Osmanin, Abdixhiku ka pralajmëruar se do të mbajë takime edhe me eksponentë tjerë të cilët nuk janë më pjesë e LDK-së.
