Abdixhiku: Bashkimi me familjet kosovare, një rrugë e re përpara!
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdon të forcojë lidhjet me qytetarët përmes vizitave nëpër fshatra.
Mbrëmjen e sotme, ai qëndroi në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku u prit ngrohtësisht nga familja Shahini dhe kryefamiljarët e tjerë.
Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe entuziazmin që ndien në çdo takim.
Ai theksoi se përmes këtij bashkimi me qytetarët, do të ndërtohet një rrugë e re e përbashkët për të ardhmen e Kosovës. /Kosova.info/