Abazoviq zbulon planin e tij nëse i shpëton rrëzimit në Parlament

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nëse  nuk e humbë besimin në Parlament, do të fillojë rikonstruktimin e kabinetit të tij.

Ai ka pohuar se rikonstruktimi i Qeverisë nënkupton që Kryeministri të mbetet i njëjtë. “Kjo ndoshta nuk u është shpjeguar mjaftueshëm qytetarëve. Nëse Kryeministri jep dorëheqje, apo nëse bie Qeveria, Presidenti duhet t’ia japë mandatin dikujt tjetër”.

“Derisa mandati është në duart e kryeministrit qytetarët mund të jenë të qetë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në atë moment kur mekanizmi kalon te presidenti të DPS (Gjukanoviq), përgjegjësinë për atë që ndodhë tutje e mban ai” ka thënë Abazoviq.

Go to TOP