Abazoviq: Është nder i madh që vizitën e parë në rajon ta kem në Beograd

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është nder i madh për të që vizitën e parë në rajon ta ketë në Beograd.

Ai do të qëndrojë dy ditë në Serbi, të mërkurën është takuar me homologen e tij, Ana Bërnabiq.

Abazoviq ka thënë se është për të ngritur sa më lartë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, raporton Tanjug.

“Ne jemi këtu për të kthyer një faqe të re dhe për të ngritur marrëdhëniet tona politike dhe të përgjithshme në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka thënë ai.

Abazoviq është shqiptari i parë në krye të ekzekutivit të Malit të Zi.

Go to TOP