Abazi: Kurti mund të flasë shumë më shumë për shqiptarët sesa Thaqi

Gjersa kanë kujtuar reagimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë kohës kur ishte në opozitë, Haki Abazi, ka thënë se Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka vulosur barazinë e dy shteteve në Berlin.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, ka thënë se Kurti ka hedhur poshtë çdo hipotezë frike për progresin e dialogut me Serbinë.

“Une mendoj që Albin Kurti mund të flas shumë më shumë për shqiptarët sesa Hashim Thaqi”, ka thënë Haki Abazi, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme.

Këtë të fundit, e ka kundërshtuar dukshëm Imer Mushkolaj, analist.

“Nuk ka asnjë pikë konsistence në deklarimet që ka dhënë”, ka thënë Imer Mushkolaj, analist, gjersa ka cilësuar deklarimet e Kurtit si mashtrim.

Gjersa Abazi ka thënë se çështja e të pagjeturve është prioritare, Mushkolaj ka thënë se një çështje e tillë ishte parakusht për Kurtin në dialogun Kosovë-Serbi.

Go to TOP