AAK krijon Shtabin Zgjedhor, në krye të tij zgjedhet Muharrem Nitaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare.

Përmes një komunikate për media, AAK bën të ditur se me votë unanime Shef i Shtabit është zgjedhur Muharrem Nitaj.

“Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka krijuar Shtabin për Zgjedhje Parlamentare dhe me votë unanime për Shef Shtabi e ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, Muharrem Nitajn”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik. /Kosova.info/

Go to TOP