​AAK drejt përmbylljes së nominimeve për kryetarë komunash

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhjen e sotme janë zyrtarizuar 11 kandidatë të Aleancës për kryetarë komunash.

Kandidaturat e miratuara janë: Nazim Gagica – Gjilan, Besnik Krasniqi – Prizren, Xhemile Murati – Ferizaj, Qazim Nimani – Mitrovicë, Faton Jakupi – Kamenicë, Ukë Blakaj – Istog, Agron Kuçi – Junik, Vildane Latifi – Fushë Kosovë, Baki Feta – Podujevë, Labinot Bislimi – Viti, Ilir Tasholli – Lipjan.

AAK ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme o të zyrtarizohen edhe kandidaturat për komunat e tjera, në mënyrë që të finalizohet harta zgjedhore e partisë për të gjitha komunat e Kosovës.

Procesi po zhvillohet me ritëm të mirë në shumicën e komunave dhe reflekton përkushtimin e strukturave tona për të ndërtuar një ofertë serioze dhe konkurruese për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP