Arrijnë në Kosovë edhe dy gazetare të tjera nga Ukraina
Në Kosovë, sot kanë arritur edhe dy gazetare të tjera nga Ukraina.
Oksana Chykanchy dhe Iryna Synelnyk, sipas Federatës Evropiane të Gazetarëve – EFJ, erdhën në Kosovë për shkak të luftës, dhe se ato do ta vazhdojnë punën e tyre jashtë Ukrainës.
Gazetaret janë pritur nga juristja e mediave, Flutura Kusari dhe nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.
