AKB: Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendor në Kosovë

Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri në Kosovë prodhuesve dhe bizneseve vendor, thekson AKB.

“Terri po kthehet, problemet me energji do i kushtojnë shumë bizneseve prodhuese dhe shërbyese si alternativë që do t’i përdorin agregatet me derivate të cilat janë një herë më të shtrenjta se në vitet e më hershme”.

Sipas AKB-së, Qeveria e Kosovës nuk po arrin t’i plotësoj as kushtet elementare për prodhuesit dhe bizneset vendore me atë të energjisë elektrike .

“Çmimi i prodhimeve dhe shërbimeve vendore, rrezikon të shtrenjtohen në mungesë të energjisë elektrike për 6 orë brenda 24 orëve për industrinë prodhuese do të jetë shumë më shumë se sa mund të kalkulohet saktësisht”, thuhet në komunikatën e AKB-së.

AKB i kërkon qeverisë të bën çmos të zgjedh këtë problem nacional. /Kosova.info/

Go to TOP