AKB dekorohet nga “Viva Fresh Store”

Një delegacion i AKB i kryesuar nga Agim Shahini kryetar, ka vizituar kompaninë “Viva Fresh Store” ku u prit nga pronari Xhevdet Rexhepi.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi se si kriza ekonomike, zinxhiri furnizues- ngritje e çmimeve të produkteve të importuara dhe vendore, vështirësitë e transportit ndërkombëtar, mungesa e fuqisë punëtore, paga dhe monopole eventuale të disa produkteve të importuara që rrezikojnë konkurrencën në tregun e Kosovës.

Shahini tha se, na vjen keq për dëmin e shkaktuar nga zjarri në piken më të madhe të tuajën në Ferizaj. Kjo është humbje jo vetëm për ju por për gjithë vendin dhe partnerët ekonomik që i keni.

““Viva Fresh Store” është model i fuqishëm ekonomik në Kosovë dhe në Ballkan, lartësohet vlera e juaj me një numër të madhe të punësuarve në pika shitëse në çdo cep të vendit, keni përgjegjësi angazhim por edhe stres të madh ditorë dhe për këtë arsye ne kemi ardhur tek ju për vizitë që ju mos të shkëputeni nga puna”, tha Shahini.

Ai tha se, nga ju kërkojmë furnizim konstant për konsumatorët e vendit me produkte cilësore dhe çmime të arsyeshme për të cilën Kosova është e varur nga importet në mungesë të shumë produkteve vendore.

““Viva Fresh Store” duhet të jetë vend i qëndrueshëm për prodhime “Made in Kosova” por edhe konsumatorët besnik ndaj tyre”, tha Shahini.

Shahini i shtrojë disa çështje interesante rreth çmimeve transportit dhe mungese e prodhimeve në këtë kohë krize dhe lufte në mes Rusisë dhe Ukrainës si vende me kapacitet të madh prodhues.

Xhevdet Rexhepi, Pronar i “Viva Fresh Store” falënderoj delegacion e AKB-ës për vizitë dhe tha jemi duke bërë çdo gjë në mënyrë profesionale si në furnizim të mjaftueshëm ashtu edhe më çmime konkurrentë por këtu ne varemi nga importet dhe disa produkte nga bursat financiare globale.

“Ne kemi mbi 171 pika shitëse, në Kosovë 106 pika si dhe në Maqedoni 65 pika shitëse me një punësim total mbi 5000 të punësuar në të dy shtetet”, tha Rexhepi.

Rexhepi tha se, garantojmë furnizim të mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik se kemi Viva të rregullta furnizim përveç së fundi kur është krijua gabimisht një precedent me import të “Coca Cola”, edhe kjo do të zgjidhet për mes rrugës ligjore, duhet respektua palë kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Ju jeni të veçantë pasi i mbroni interesat e Bizneseve në gjitha situatat prandaj me lejoni që në emrin tim dhe kompanisë të pranoni këtë dekoratë të parë që e ndajë për partnerët e veçantë siç jeni ju AKB”, tha Rexhepi. /Kosova.info/

Go to TOP