A është gjenocid lufta e Rusisë në Ukrainë sipas Trumpit?
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti gjenocid sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, pasi presidenti aktual Joe Biden e bëri këtë.
Të martën, Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë.
Ish-presidenti republikan Donald Trump, i cili tregoi se mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, përdori gjithashtu këtë term të mërkurën në një intervistë me Fox News.
Pasi kritikoi Bidenin për politikat që çuan në inflacion të lartë, Trump tha: “dhe tani le të shohim ngjarjet në Ukrainë – është gjenocid”.
Republikani, i cili është kritikuar nga shumë për mbajtjen e marrëdhënieve shumë të ngushta me Putinin dhe rusët, më parë e quajti holokaus pushtimin rus, shkruan mediumi amerikan, The Hill.
Trump më vonë përsëriti se Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do të ishte ende president.
