A e theu Kryeministri heshtjen zgjedhore? Kurti në Prizren, “për ta befasuar Duda Baljen për ditëlindje”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë në qytetin e Prizrenit nën shoqërine e deputetës, Duda Balje dhe kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukaj.

Deputeta Balje me anë të një postimi ka thënë se se Kurti e Haskuka i bën befasi asaj për ditëlindje.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2037724693057355&set=a.157992864363890&type=3

Duke e parë se sot është heshtje zgjedhore, kryeministri Kurti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të bëjë fushatë.

Kurti së bashku me Haskukën u takuan me dhjetëra qytetarë në Prizren. Nuk dihet se a bëri fushatë apo ishte thjeshtë një vizitë e zakonshme.

Nesër do të ketë zgjedhje lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Qendrat e votimit hapën në ora 07:00.

Go to TOP