A e dini historinë prapa çokollatave të famshme M&M dhe çfarë fshihet te emri i brendit

Dashamirët e çokollatës janë befasuar për historinë e M&M dhe se çfarë përfaqëson me të vërtetë emri i markës.

Claire Dinhut, e cila është nga SHBA-ja, por jeton në Londër, përmes TikTok-u shpjegoi ‘dramën familjare’ të M&M, transmeton Telegrafi.

Ajo zbuloi se emri i çokollatës vjen nga emrat Mars dhe Murrie, njëherësh trashëgimtarët e kompanive të çokollatave Forrest Mars Sr. dhe Bruce Murrie.

Bruce ishte djali i ekzekutivit të kompanisë së çokollatës Hershey, William Murrie, derisa Forrest ishte djali i themeluesit të Mars, Frank C.Mars.

Në një video, që grumbulloi gati 9,000 pëlqime, ajo zbuloi se historia filloi kur Forrest E.Mars u grind me babanë e tij, pronarin fillestar të Marsit.

Forrest ishte shumë i mirë në krijimin e çokollatës dhe vizitoi Evropën kur kishte parë njerëz duke shijuar çokollatë të mbuluar me shtresë karamele.

Pasi nuk donte të ndante idenë me babanë e tij kur vendosi ta sillte idenë në SHBA, ai (djaloshi i pronarit të Marsit) shkoi te kompania rivale e çokollatës Hershey.

Aty Forrest iu kishte treguar se kush ishte por që nuk donte t’ia jepte idenë babait së tij, dhe kështu i kërkoi të punonin së bashku.

Burri që drejtonte kompaninë Hershey me mbiemrin Murrie, i tha atij se duhej të punonte me djalin e tij.

Claire më pas tregoi se Forrest së bashku me djalin e pronarit të Hershey-t, krijuan çokollatat M&M’, dhe dyshja vendosën t’a emëronin markën sipas emrit të tyre.

Go to TOP