A duhet të brengosen seriozisht shtetet e shpallura armike nga Rusia

Shkruan: Ejup BERIShA

Këtyre ditëve Rusia i ka shpallur armike 20 shtete të botës në mesin e tyre edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë.

Ajo këtë e ka bërë për shkak të anës që e mbajnë këto shtete në konfliktin Rusi Ukrainë më saktë për shkak të rreshtimit të tyre në taborin e shteteve që e kundërshtojnë agresionin e fundit rus në Ukrainë, por edhe për shkak të sanksioneve të miratuara nga ana e tyre ndaj Rusisë. Dhe pyetja shumë logjike pas kësaj situate të re të nxitur nga Rusia me shpalljen e listës së shteteve armike të saj është se athua vallë tani e tutje përveç Ukrainës në luftë me Rusinë a janë edhe 20 shtetet e shpallura armike nga Putini.

Pra sipas një logjike të shëndoshë tani e tutje Maqedonia dhe Shqipëria si dhe 18 shtetet e tjera armike të Rusisë janë caqe të mundshme dhe legjitime sulmi ushtarak për Rusinë. Kjo për faktin se ajo i ka shpallur shtete armike të saja këto shtete. Dhe tani çështje për debat është fakti se a ka kush u garanton siguri shteteve që shpallen armike nga Putini në kushte kur ky i fundit dhe makineria e tij luftënxitëse ka filluar sulmin e pamëshirshëm ndaj Ukrainës e cila është orientuar drejtë vlerave demokratike perëndimore. Nëse Putini është i gatshëm ta sulmojë një shtet fqinjë si Ukrainën atëherë më lehtë mund të na sulmojë edhe ne në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëkombësit tanë në Shqipëri. Armiqtë përherë mund të sulmohen posaçërisht është i njohur fakti se atyre u është kërcënuar një shtet me mentalitet luftënxitës dhe hakmarrës siç ka qenë përherë dhe është tani Rusia.

Nëse një shtet shpallet armik nga një shtet tjetër atëherë shpërblimet për shtetin e shpallur armik janë: Sanksionet ekonomike e deri te dënimet e tjera të karakterit politiko-diplomatik si dhe ushtarak siç janë plumbat bombat dhe raketat e jo ndonjë shpërblim i mire dhe i dëshiruar.

Pyetje që parashtrohen me këtë rast janë:

1.A duhet të brengosemi nga fakti se nga Rusia jemi shpallur shtete armike Po patjetër se po.

2. A kemi ne kapacitete shtetërore politiko-diplomatike dhe ushtarake që t’i kundërvihemi Rusisë përgjigje logjike është Jo.

Prandaj duhet protestuar realisht me tendencë që Rusisë ti bëhet me dije se në situatën e shkaktuar të kësaj lufte të pakuptimtë që e ka nisur vetë ajo ne jemi në anën e ShBA-ve dhe forcave paqësore properëndimore. Me këtë rast institucionet kompetente shtetërore duhet të dinë mirë ta sqarojnë situatën e re të krijuar me shpalljen tonë si armiq nga ana e Rusisë dhe ta deshifrojnë mirë atë kërcënim si dhe të propozojnë plane, strategji dhe masa për veprim politiko-diplomatik konform situatës se re dhe të pavolitshme të krijuar nga Rusia. Nuk duhet injoruar këtë situate e cila kërkon masa dhe veprime adekuate për tejkalimin e saj pa pasoja dhe pa u zmbrapsur nga orientimi apo nga kursi properëndimore nga i cili janë orientuar Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë. Kërcënimet e tilla serioze kërkojnë aktivitete dhe veprime serioze për ballafaqim efikas me to me qëllim të tejkalimit të rreziqeve të mundshme.

Go to TOP