A do ta lirojë Thaçin nga Specialaja Richard Grenell?- Flet Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në emisionin FRONTAL në T7 ka komentuar deklaratat e Richard Grenell, i cili ka paralajmëruar se nëse Donald Trump rikthehet në pushtet, do të ndërmarrë hapa për të liruar Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale.

Hoxhaj u shpreh se pret që Administrata Trump të ndjekë një politikë të qëndrueshme, të ngjashme me administratat e mëparshme, dhe shpreson që procesi gjyqësor për Thaçin të përmbyllet deri në fund të këtij viti ose në pranverën e ardhshme.

“Jam i bindur se administrata e Trump do të ndjekë një vijë politike në kontinuitet, ashtu si administratat e tjera, dhe shpresoj që z. Thaçi të ketë një proces të përmbyllur deri në fund të vitit apo deri në pranverë,” ka deklaruar ai.

Hoxhaj gjithashtu shtoi: “Deklaratat e z. Grenell janë të njohura, por përtej tyre, mendoj se është thelbësore që procesi të përfundojë sa më shpejt dhe që gjykata të lirojë Thaçin dhe të tjerët.”

Go to TOP