“Rasti Dehari”, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

Ministria e Drejtësisë ka informuar sot se është shkarkuar kryeinspektori Ylber Topalli, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Siç ka potencuar Ministria, sipas Komisionit Disiplinor, Topalli ka bërë një sërë shkeljesh ligjore.

MD-ja ka shtuar se Topalli ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin Dehari.

“Po ashtu, i njëjti ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin: Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Po ashtu sipas MD-së, Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kanë kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Go to TOP