Sanxhaku: Kryetarja i KKB-së dr. Pranmenkoviq zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës

Novi Pazar, 25.02.2023

Kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi dr. Misalla Pramenkoviq, sipas njoftimit të KKB-së, ka biseduar të shtunën në selinë e Këshillit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Ellmedin Konakoviq, si dhe delegacioni i të cilit ishte edhe ambasadorja e BeH në Republikën e Serbisë, znj. Aida. Smajiq.

Duhet me përmend se kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit të BeH-së Konakoviq në Këshill, në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton Kosova.info.

Foto: KKB

Përveq kryetarjës dr. Pramenkoviq, delegacioni i Këshillit përbëhej nga nënkryetarja dr. Jasmina Balltiq Curiq, Kryetari e Bordit Ekzekutiv dr. Fuad Baqiqanin, sekretari Samer Jusoviq, dhe shefi i kabinetit Semir Maxhgal.

Dr. Pramenkoviq e prezantoi z. Konakoviq me fushëveprimin, planet dhe aktivitetet e Këshillit Kombëtar Boshnjak, duke shprehur shpresën se përmes projekteve të ardhshme të Këshillit do të forcohet lidhja ndërmjet Sanxhakut dhe Bosnje-Hercegovinës.

Gjatë takimit, ministri Konakoviq shprehu gatishmërinë e tij për zgjidhjen e pengesave të kahershme ligjore në marrëdhëniet e Bosnjës me Sanxhakun, si atdheu i boshnjakëve në Sanxhak.

Go to TOP