Buzhala me akuza për shefat e BQK-së e të Trustit: Paguhen prej pareve tona për me na e rrjepë lëkurën

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka akuzuar shefin e BQK-së, Fehmi Mehmetin dhe Shefin e TRUST-it, Adrian Zallin duke thënë se po përfitojnë në krah të qytetarëve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këta të dy janë njerëzit më të paguar nga paratë e popullit.

Sipas tij, secili merr mbi 4 mijë euro neto në muaj.

Vec thash t’ju kallxoj që i pari tu i favorizu bankat ne mënyrë ekstreme ndikoi që ato të fitojnë 140 milionë euro neto vetëm vitin e fundit në kurriz të kosovarëve të varfër. Tjetri, përmes investimeve të gabuara avulloi 120 milionë euro të trustit gjithashtu gjatë vitit te fundit”, ka thënë Buzhala.

Buzhala, tutje ka theksuar se ata paguhen nga paratë e qytetarëve për të iu rrjepur lëkurën atyre.

Pra, paguhen prej pareve tona për me na rrjepe lëkuren”, përfundon statusi i tij.

Go to TOP